Albin Kurti në takim me gjeneralin Wesley Clark, Foto: Qeveria e Kosovës

Kurti takohet me gjeneralin Wesley Clark

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Në këtë takim është thënë se është biseduar për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura nga Qeveria.

Tutje është thënë se gjenerali Clark ka uruar kryeministrin për të arriturat e deritanishme dhe ka shprehur mbështetje për synimet e Qeverisë.

Në këtë takimi ka marrë pjesë dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe investitorë të huaj.

“Duke biseduar për angazhimin e qeverisë ndaj perspektivës së re të energjisë, u tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është thënë se ministrja Rizvanolli ka folur për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 si dhe planin e veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin.

Krejt në fund të njoftimit është thënë se është ritheksuar angazhimi i Qeverisë për të tërhequr investitorë që, sipas njoftimit, do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit.

Albin Kurti në takim me gjeneralin Wesley Clark, Foto: Qeveria e Kosovës
Albin Kurti në takim me gjeneralin Wesley Clark, Foto: Qeveria e Kosovës