Kurti pas vendimeve: Ne nuk kemi qare pa vepruar sepse është trendi shumë i keq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë arsyetuar masat e ndërmarra sot ndaj pandemisë së COVID-19.

Ai ka thënë se trendi i rritjes së rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjeve nga COVID-19, është i lartë.

“Ne nuk kemi qare pa vepruar, sepse është trendi shumë i keq. Ta keni parasysh, që afër gjysmë milioni teste që janë bërë, kanë dalë që i kemi më shumë sesa çdo i pesti pozitiv kur është testuar. Prandaj, në njërën anë po përpiqemi maksimalisht për vaksina, sa më shumë sa më shpejtë, e në anën tjetër, është ajo katërshja, maska, higjiena, distanca fizike dhe ajrosje e ambientit”, deklaroi Kurti para gazetarëve të hënën.

Të gjitha masat e miratuara të Qeverisë kundër COVID-19

www.kallxo.com