Kurti merr mbështetje nga Richard Moore: Kosova s’ka mik më të madh se Mbretërinë e Bashkuar

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Munih sot është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Moore pas këtij takimi ka shkruar në Twitter ka shfaqur mbështetjen për Kosovën, duke thënë se Kosova nuk ka mik më të madh se Mbretërinë e Bashkuar.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministri i ri kosovar Albin Kurti. I urova për programin e qeverisë së tij të re dhe nevojën e diskutuar për të rinisjen e bisedimeve me Serbinë. Kosova nuk ka mik më të madh se sa  Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ai. /21Media