Kur do të heqë dorë Putini nga Ukraina?

Ndryshe nga liderët perëndimorë, presidenti rus nuk u u jep llogari votuesve apo mediave. Kjo do të thotë se ai e luan një lojë shumë, shumë më të gjatë.

Pothuajse një vit më vonë, pushtimi rus i Ukrainës ka humbur pak nga vlera e tij shokuese. Fundjavën e kaluar, një sulm me raketa që kishte si shënjestër një ndërtesë banimi në Dnipro, e shkatërroi të njëjtën duke i lënë të vrarë 45 qytetarë ukrainas në të njëjtën kohë. Tani, Britania e Madhe, Franca dhe madje edhe Gjermania gjithnjë e kujdesshme po flasin për furnizimin e Ukrainës me tanke perëndimore – diçka që dukej e paimagjinueshme edhe një muaj më parë, pasi aleatët perëndimorë ishin mbërthyer në një lojë burokratike ku asnjëri prej tyre nuk shprehej i gatshëm ta niste i pari armatimin e Ukrainës me tanke.

Pra, çfarë ka ndryshuar? Zyrtarët e lartë të mbrojtjes në SHBA dhe BE kanë shpjeguar zhvillimin e fundit si një mënyrë për ta ndihmuar Ukrainën të korr sukses vendimtar në fushëbetejë që do ta detyronte Rusinë në negociatat e paqes. Megjithatë, Ukraina i është lutur dëshpërimisht perëndimit që t’a furnizojë me armë sulmuese që në ditët e para të pushtimit.

Çfarë e ka motivuar këtë vendosmëri të re mes mbështetësve perëndimorë të Ukrainës?

Përgjigja qëndron në afatin kohor të luftës, një koncept i njohur në mesin e studiuesve të parandalimit si “hija e së ardhmes”.  Ndërkohe që “lufta tri-ditore” e Putinit është zgjatur me javë dhe muaj, secila palë duhej të formulonte një plan afatgjatë. Pas disa hezitimeve fillestare, perëndimi ka miratuar përfundimisht strategjinë klasike, tekstuale të përshkallëzimit në rritje.

Përshkallëzimi i ndihmës ushtarake nga pajisjet e vogla antitank në artileri, sistemet e mbrojtjes raketore Patriot në tanke, është një strategji sinjalizuese e ngjashme me atë të rritjes në mënyrë të vazhdueshme të bastit për të përcjellë kartë të fortë në dorë. Ndërkohë që kalojnë “vijat e kuqe” të Rusisë njëra pas tjetrës, SHBA dhe aleatët e saj po dërgojnë një mesazh për vendosmërinë e tyre për t’i ofruar Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për ta zmbrapsur pushtimin e Rusisë. Ideja qëndron aty se, nëse Rusia do ta besonte se përfundimisht nuk do të jetë në gjendje t’i arrinte qëllimet e saj ushtarake, atëherë përgjigja e saj më e mirë do të ishte të reduktonte humbjet e saj tani në vend që të vazhdonte ta bënte një luftë që nuk mund ta fitojë.

Pra, pse Rusia nuk po dështon?

Sepse Putin operon nën një grup të ndryshëm kufizimesh institucionale të brendshme nga kundërshtarët e tij në perëndim. Ndryshe nga liderët demokratë, të cilët qëndrojnë në pushtet duke fituar mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të popullsisë në moshë votimi, vazhdimësia e Putinit në pushtet bazohet vetëm në mbështetjen e një pjese të vogël elitash të besuara, shumica e të cilave mbështeten tek ai për pozicione të nivelit të lartë në industri ose qeveri. Ndërkohë që këto elita shpesh e sulmojnë njëra-tjetrën për ta rritur ndikimin e tyre, ato varen nga favorizimi i Putinit për burime dhe nuk janë në gjendje t’i kundërshtojnë veprimet e tij politike, pasi pasuritë e tyre janë të lidhura drejtpërdrejt.

Ky kontekst institucional i jep liderit rus dy avantazhe të rëndësishme. E para është e përkohshme. I pakufizuar nga konkurrenca e rregullt zgjedhore, Putini mund ta përballojë ta luajë lojën e gjatë, të presë kohën e tij dhe të presë derisa elitat e sotme pro-ukrainase në perëndim të zëvendësohen nga ato që janë më pak të favorshme.

Ndërkohë që liderët perëndimorë urojnë njëri-tjetrin për shkëlqyeshmërinë në këtë lojë pokeri, Putini dhe elitat e tij nuk po luajnë as në të njëjtën tryezë. Nga këndvështrimi i Rusisë, kundërshtarët e saj aktualë në perëndim janë veçse të meta momentale në rrugën e tyre drejt arritjes së qëllimeve të saj ushtarake.Pas dy vitesh, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mund të mos jetë më atje për ta siguruar unitetin e perëndimit në mbështetjen e saj për Ukrainën. Dhe, mjafton vetëm një çarje e vogël që të jetë pikë kthese për Rusinë.

Avantazhi i dytë i Putinit vjen në formën e gjerësisë së politikës. Pa kërkesë për t’iu përgjigjur publikut, i cili mban peshën kryesore të kostove financiare të luftës, diapazoni i politikave të Putinit përcaktohet nga interesat konkurruese në rrethin e tij të ngushtë. Dhe ato elita kryesisht ushtarake dhe të inteligjencës janë plotësisht të ndërlidhura me luftën: për ta, përfitimi i ribashkimit të territoreve sovjetike është shumë më i madh se çfarë ata e perceptojnë si kosto të përkohshme. Disa nga këto elita kanë kërkuar përshkallëzim të mëtejshëm, siç është mobilizimi total ushtarak i shoqërisë ruse. Përqendrimi aktual i pushtetit brenda elitave konservatore të Rusisë tregon për politikën e jashtme imperialiste të Kremlinit që shtrihet shumë përtej udhëheqjes së Putinit.

Perëndimi vepron sikur nuk është i vetëdijshëm për këtë avantazh të dytë, duke e gjykuar gabimisht Rusinë sipas standardit të saj. Në mendjet e liderëve perëndimorë, ekziston një prag i kostos ushtarake, në viktima apo thesar, që do ta detyronte Rusinë të tërhiqej: nëse vetëm Ukraina do të shënonte progres të kënaqshëm, Rusia thjesht mund të kuptonte dhe të pranonte të bënte disa kompromise. Ajo që Biden dhe aleatët e tij evropianë po e harrojnë është fakti se liderët autoritarë nuk përballen me të njëjtat presione publike si udhëheqësit e regjimeve demokratike. Imazhet kthjelluese të trupave që kthehen në shtëpi me çanta trupash janë të dëmshme për presidentët demokratë, por janë të parëndësishme për liderët që nuk mbështeten në mbështetjen publike për të mbetur në pushtet. Asnjë numër i viktimave nuk do ta zbusë zemrën e faraonit rus.

Çfarë do të thotë kjo për Ukrainën?

Kjo do të thotë se Rusia nuk do të tërhiqet. Ekziston një thënie popullore ruse që petulla e parë në një tufë zakonisht nuk del jashtë – me fjalë të tjera, suksesi në diçka zakonisht kërkon disa prova dhe gabime. E njëjta gjë duket se vlen edhe për fushatat e saj ushtarake. Nga luftërat sovjeto-finlandeze deri në Çeçeni, Rusia ka një histori të fushatave ushtarake të dështuara fillimisht, të cilat patën sukses në tentimin e dytë.

Edhe në rast se Ukraina e shkelmon çdo ushtar të fundit rus nga toka e saj, agresioni i Rusisë nuk do të përfundojë. Rusia do të vazhdojë të pretendojë për territorin e Ukrainës dhe do t’i mbështesë ato me kërcënime, lëshime të ndërprera raketash dhe përleshje kufitare. Nuk ka diçka të tillë si një fitore vendimtare për mbrojtësin. Një fitore vendimtare nënkupton shkatërrimin e sulmuesit, që nënkupton se pushtuesi të mos kthehet pas një pushimi të shkurtër. Të shkatërrosh vullnetin ose kapacitetin afatgjatë të Rusisë për ta marrë tokën e saj është diçka që, për Ukrainën, nuk është një opsion. Me një agresor të papërshkueshëm nga presioni ndërkombëtar ose i brendshëm, paqja e dobët, e mbështetur nga një sistem i avancuar i mbrojtjes kundër raketave dhe një ushtri e klasit botëror në gatishmëri, mund të jetë vetëm rezultati më i mirë që Ukraina mund të shpresojë të arrijë.

Ukraina e di këtë, edhe pse mbështetësit e saj perëndimorë ende shpresojnë për një zgjidhje të negociuar me mirëbesim. Ajo që i duhet Ukrainës është një përgatitje afatgjate, t’i forcojë marrëdhëniet e saj me aleatë të mundshëm shtesë dhe ta zhvillojë më tej industrinë e saj të mbrojtjes. E vetmja mënyrë se si Ukraina mund të arrijë paqen e qëndrueshme është duke grumbulluar armë më të mëdha që mund të gjejë./The Guardian

  • Olga Chyzh e hulumton dhunën politike dhe regjimet represive. Është asistente profesoreshë në departamentin e shkencave politike në Universitetin e Torontos.

Përgatiti: Nuhi Shala