Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova komenton protestën e thirrur kundër saj

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova që anuloi mbajtjen e konferencës në Kosovë për shkak të paralajmërimit për protestë, ka komentuar këtë vendim nga konferenca që po e mban online.

“Është kënaqësi që të takohem me ju, ndoshta më mirë do të ishte të takoheshim fizikisht por duke u nisur nga rrethanat vendosëm që të takohemi online” – tha Trendafilova.

Kryetarja Trendafilova cilësoi se “përfshirja” dhe komentimi i mëtutjeshëm i protestës është përfshirje politike dhe se ajo nuk është politikane.

“Normalisht qe populli i Kosovës ka të drejtë të protestojë, por me duhet të theksoj se unë nuk diskutoj as nuk lidhem me politikë, sepse unë e përsërisë nuk jam politikane. Asnjë gjyqtarë në asnjë institucion  nuk është politikan, madje jam mjaft injorante në politikë” – tha Trendafilova.

Ajo theksoi se anulimin e vizitës fizikisht aspak nuk e ka bazuar për çështjet e sigurisë personale.

“Normal që unë do të vij përsëri, kur nuk mund të them por ju do të njoftoheni. Dhe jo aspak nuk jam frikësuar për sigurinë time personale në këto vizita që unë i bëjë vetëm të tregojë mbarëvajtjen e punës së Dhomave të Specializuara” – tha Kryetarja Trendafilova.

Trandafilova poashtu njoftoi në këtë konferencë se më së largu deri në fillim të 2023 do të fillojë gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.