Memli Krasniqi - PDK

Kryetari i PDK-së e quan 'tuc' kryeministrin Kurti - VIDEO

Deputeti opozitar nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi i ka replikuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pasi lëshoi seancën e Kuvendit, duke e quajtur frikacak që ikë prej të vërtetës.

“Po me kë më repliku me këtë tuc (frikacak), se ky tuc ka le (lind), tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtu se ky është tuc që ka ikë prej njerëzve, ikë prej sindikatave, tash ikë edhe prej deputetëve, por ma e rënda është që ky është tuc që ikë prej të vërtetës, pikë”- tha Krasniqi.

“Doli këtu e lëshoi ‘një grusht miza’ dhe iku se s’mundet me u ballafaqu me të vërtetën dhe ia tham qysh në fillim se ky e ka veç të vërtetën e vet dhe krejt na jetojmë veç në imazhin e Albin Kurtit dhe jashtë atij imazhi s’ka të vërtetë, s’ka jetë, s’ka nder, s’ka drejtësi, s’ka kurrgjë. Se veç ky është e drejta dhe e vërteta absolute. Dhe kjo është arsyeja që Kosova ka ardh në këtë deregje (gjendje)”- shtoi kreu i PDK-së.

Krasniqi tha që mësimdhënësit po kërkojnë dinjitet e jo para.

“Është marre me than që mësimdhënësit janë pazargji se ky kështu po i portretizon. Nuk po lypin pare po lypin dinjitet”- tha Krasniqi.

Kryeministri Albin Kurti gjatë debatit parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkesën e grevistëve për 100 euro e ka quajtu parikulare.

“Kjo kërkesë kaq partikulare as nuk mund të maskohet e gjithsesi zbulohet me shprehjet vëlla. Ndihmom si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro. Nuk bënë ashtu, nuk mundesh mu sjell me qeverinë e RKS në mënyrë private këto janë kohërat e kaluara. Marrëveshjet në të kaluarën kanë qenë private unë nuk bëjë ashtu”- kishte thënë kryeministri.

Kurti më pas ka lëshuar seancnën e Kuvendit, duke nxitur kështu reagimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu  ka arsyetuar largimin e Kurtit nga seanca e Kuvendit të Kosovës, duke njoftuar gjithashtu se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po qëndron në Kosovë. Kjo vizitë nuk është paralajmëruar më herët.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.