Gjilani

Kryeprokurori i Gjilanit takohet me udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për parandalimin e kontrabandës me mallra

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu sot ka takuar udhëheqësit nga Dogana dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për regjionin e Gjilanit, për koordinim të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra.

Sipas njoftimit të komunës së Gjilanit gjatë këtij takimi është diskutuar mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë bimore, për shkak të dëmit material, për të cilat ekziston rreziku i prishjes.

“Në fund të takimit, të pranishmit u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe u pajtuan që takime të tilla të realizojnë edhe më tutje” shkruan në njoftim.