Kryeministri paralajmëron rrezik nga vërshimet, thotë se janë në gatishmëri

Kryeministri i  Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nga  Institutit Hidrometeorologjik kanë marrë paralajmërime për vërshime të shumta që priten të ndodhin pas shiut të rrëmbyeshëm që nisi sot dhe pritet të bie edhe nesër.

Sipas njoftimit të Hotit, FSK dhe Agjencia për menaxhimin e Emergjencave janë të gatshëm për intervenim.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat,” është shprehur Hoti.

Tutje ai ka theksuar se ka njoftuar kryetarët e komunave dhe dy ministrat Veliu e Quni të cilët sipas Kryeministrit tashmë janë angazhuar.