Foto: Arjana Berisha/KALLXO.com

Kryeministri Kurti takon ministren e Katarit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Paraprakisht, ministrja e Katarit është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Al Misnad u emërua Ministre e Zhvillimit Social dhe Familjes në tetor 2021. Ajo është e fokusuar në zhvillimin njerëzor, duke përfshirë luftën kundër analfabetizmit, ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve dhe grave dhe promovimin e tyre.

Katari ka njohur Kosovën më 07.01.2011. Kosova ka hapur ambasadën në Doha në shtator 2019, ndërsa Katari mbulon Kosovën nga Tirana.