KQZ dërgoi shkresë te 15 parti që patën kandidatë me dënime të formës së prerë

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar 15 subjekteve politike shkresa për zëvendësimin e kandidatëve të cilët kanë pasur dënime të formës së prerë në tre vitet e fundit.

“Kjo shkresë me emra të ndryshëm dhe me emra të partive të ndryshme i është dërguar 15 subjekteve që kanë pasur kandidat emrat e të cilëve janë dërguar me shkresë të KGJK-së”, tha Daka.

Kështu tha në mbledhjen e cila po mbahet tani brenda objektit të KQZ-së, Valdete Daka, mbledhje kjo e cila ishte shtyrë gjatë ditës ndërsa pas një pauze u rikthyen prapë anëtarët e komisionit për të vendosur në lidhje me certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo shtoi se kanë pranuar edhe shkresë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës se asnjë kandidat nuk është pjesë e atij institucioni.

Tutje Daka tregoi se kanë pranuar shkresë nga Këshilli Prokurial se asnjë kandidat nuk është prokuror si dhe shkresë nga Dogana e Kosovës se ka qenë një punëtor që është kandidat për deputet ndërsa në shkresë është bashkangjitur edhe vendimi për pezullim të punës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka lexuar edhe shkresat që i janë dërguar KGJK-së por edhe përgjigjet që kanë marrë në lidhje me verifikimin e kandidatëve.

“Meqë u ngritën dilema për shkresën e KGJK-së, që të bëhet verifikimi i kandidatëve që kanë aktvendime të plotfuqishme kam kërkuar që të na tregohen nëse kanë qenë shënimet e sakta dhe nëse ka gabime”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhje.

Ajo madje ka lexuar edhe shkresën të cilën e ka dërguar në Këshillin Gjyqësor dhe përgjigjen që ka marrë nga ta për verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta”, ishte përgjigja e KGJK-së drejtuar KQZ-së.

Ylli Buleshkaj, drejtor i zyrës për certifikim të partive politike në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët.

Ai tha që për shkak të konfuzitetit me pikën që të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës q të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund ti drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.