Kosovë, 1 i vdekur dhe 1 mijë e 84 raste reja me COVID-19

Një person ka vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se nga 2 mijë e 811 testime, 1 mijë e 84 raste ishin pozitive me COVID-19.

Kështu njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Shkalla e pozitivitetit arriti në 38.56 për qind ndërsa sipas ministrisë, në 24 orët e fundit u shëruan edhe 406 pacientë.

Në Kosovë, sipas MSh-së, aktualisht janë 4 mijë e 902 raste aktive.