Kosova i bashkohet Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit

Kosova i është bashkuar Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit.

Këtë e bëri të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë përmes një shkrimi në Facebook të shtunën më 09.03.2024.

Pjesë e këtij takimi nga Kosova ishte drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

“Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Kosova përballen me sfida të përbashkëta të emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare. Kjo ishte arsyeja përse Kosova iu bashkua Taskforcës së Përbashkët të Emigracionit, e cila ndihmoi në reduktimin e kalimeve të barkave të vogla në Mbretërinë e Bashkuar me 94%, vitin e kaluar. Ne jemi te gatshëm të punojmë së bashku”- thuhet në postimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.