Kosova e Shqipëria diskutojnë kalendarin e përbashkët kulturor

Kalendari i përbashkët kulturor në mes Kosovës dhe Shqipërisë u diskutua si plan i ministrive të kulturës të dy shteteve sot në vizitën e parë zyrtare të Vlora Dumoshit në Shqipëri.

Sipas Eva Margaritit dhe Vlora Dumoshit, kalendari i përbashkët kulturor do të reflektojë aktivitete të mëdha kulturore për të dy vendet, si iniciativë që institucionet dhe ngjarjet kulturore të realizohen suksesshëm si në Kosovë, si në Shqipëri thuhet në komunikatën e MKRS-së.

“Në fokus duhet të përbashkët duhet të jenë janë kinematografia dhe libri”, tha ministrja e Kulturës së Shqipërsië Eva Margariti.

Në takimin që u zhvillua në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, u diskutua për harmonizimin e aktiviteteve të kalendarit të përbashkët kulturor dhe për shtrimin e rrugës së bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Sipas Dumoshit kalendari i përbashkët kulturor është një nga shtyllat e këtij bashkëpunimi dhe se do të angazhohet që aktivitetet brenda tij të jenë të pasura e përmbajtjesore.

Kosova dhe Shqipëria kanë pasur bashkëpunim kulturor me pjesëmarrja e përbashkët në Festivalin Ndërkombëtar “Berlinale” vitin e kaluar.