Foto: KALLXO.com

Aksion i Doganës në Prishtinë, konfiskohen sasi të mëdha të "Viagra"-ve

Një zyrtar doganor i Kosovës është ndaluar gjatë një operacioni, i cili është kryer pas një hetimi dymujor nën dyshimet për përfshirje në kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe marrje e dhënie të mitës si dhe keqpërdorim të detyrës.

Gjatë aksionit janë konfiskuar sasi të mëdha të stimuluesve seksualë si “Viagra”, “Kamagra”, etj.

Zyrtari doganor është i angazhuar në pikën doganore në Han të Elezit.

Operacioni është kryer nga Drejtoria e Zbatimit të Ligjit e Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Ferizajt.

Po ashtu, është ndaluar edhe një i dyshuar për kontrabandë sistematike të përsëritur.

Lajmin për KALLXO. com e ka konfirmuar udhëheqësi i Departamentit operative-hetimor të Doganës së Kosovës, Driton Azemi.