Takimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me studentë të Universitetit të Floridas, Foto: Kuvendi i Kosovës/Facebook

Konjufca u flet studentëve të Universitetit të Floridas për kulturën dhe historinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar disa studentë të Universitetit Shtetëror të Floridas, më 22.05.2024.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një komunikate, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur për t’u njohur me të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kjo vizitë e studentëve nga ShBA është në kuadër të programeve ndërkombëtare të Universitetit të Floridas që për herë të parë përfshinë edhe Kosovën si vend në listën e partneritetit të universitetit amerikan. 

Me këtë rast, Konjufca u ka folur studentëve rreth historisë së Kosovës, pavarësisë dhe kulturës së saj.

“Kryetari Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e saj të pazëvendësueshme” – thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, më 22.05.2024.

Konjufca po ashtu i ka falenderuar studentët për vizitën, siç njofton Kuvendi i Kosovës, duke iu uruar atyre suksese përbrenda këtij programi universitar.