Konjufca u drejtohet deputetëve prezent në seancë: Të përgjegjshmit janë pakicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve për të vazhduar me seancën plenare.

“Të gjithë deputetët që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës ftohen të marrin pjesë në seancën plenare”, tha Konjufca.

Konjufca tha se deputetët e përgjegjshëm janë pakicë.

“Një mirënjohje e veçantë për ju që jeni të përgjegjshëm. Lajm i keq është kur të përgjegjshmit janë pakicë”, tha ai.

Konjufca gjithashtu tregoi se deputetët nuk janë në sallë, ndërsa sipas tij mërgimtarët kanë bërë mijëra kilometra me ardhë në seancë të Kuvendit për t`i përcjellë punimet.

Kuvendi po i vazhdon punimet me shqyrtimin e parë të Projektligjit për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.