Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Konfiskohen 4 mijë fishekë nga një shtetas i Serbisë në Jarinje

4 mijë fishekë janë konfiskuar në pikën kufitare në Jarinje nga një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Kështu ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tutje ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Tutje, Sveçla ka përgëzuar Policinë e vendit, siç thotë ai për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë.

Foto: Xhelal Sveçla/Facebook