Ilustrim - Policia në aksion

Konfiskohen 23 telefona nga një kombi në Viti

Një person është arrestuar pasi dyshohej se po bënte tregti ilegale.

Sipas raportit ditor të policisë, në Viti është ndaluar një kombi me targa lokale të cilin e drejtonte një person i dyshuar.

Pas kontrollimit të kombit janë gjetur 23 paktemime me telefona, pa dokument përcjellës.

Policia ka njoftuar se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, kombi me telefonat e gjetur janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.