Komuna e Prishtinës hap konkurs për 120 bursa për studentë

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për ndarjen e 120 bursave për studentë të Komunës së Prishtinës që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2020-21.

Këto bursa sipas njoftimit të Komunës do vlejnë për studentë me status të rregullt dhe të mos jenë shfrytëzues i ndonjë tjetër burse.

Në njoftim gjithashtu theksohet se aplikantët duhet të jenë së paku 10 vite banorë të Komunës së Prishtinës.

Konkursi do të mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes kurse aplikacioni i kërkesës merret dhe i plotësuar dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri 15:00.

Për më shumë detaje lidhur me kriteret dhe dokumentacionin klikoni këtu