Qeveria

foto; Denis Sllovinja

Komisioni i Venedikut do të japë opinion për Projektligjin për tubime publike

Komisioni i Venedikut do të jap një opinion në lidhje me Projektligjin për tubimet publike. Kështu njoftoi zyra për medie e qeverisë së Kosovës.

“Me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që Komisioni i Venedikut që të jap një opinion në lidhje me projektligjin ndërsa Presidenti i këtij organi e njoftoi se do ta sqarojë këtë Projektligj.

“Duke vlerësuar se liria e tubimeve publike është një nga të drejtat themelore të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin vendor në fuqi, kryeministri e ka vlerësuar nevojën e opinionit nga Komisioni i Venedikut për këtë projektligj. Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë”, thuhet në fund të projektligjit.