Shkupi - Foto: REL/MIA

Komisioni i Venecias: Shqipja në Maqedoninë e Veriut mbi standardet

Komisioni i Venecias u ka bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë Veriore të rishqyrtojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas njoftimit, ky rishqyrtim duhet të bëhet me të gjitha palët e interesit në shtetin maqedonas.

“Ekspertët juridikë të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me legjislacionin e vitit 2008, ligji i ri shtrin në mënyrë të konsiderueshme përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte shkon përtej standardeve evropiane të përcaktuara nga Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare dhe Kartës Evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”, thuhet në njoftim.

Sipas Komisionit të Venecias, duhet të shqyrtohet edhe përdorimi i gjuhës shqipe, bë veçanti në institucione të drejtësisë.

“Ndërsa mirëpret vullnetin e autoriteteve për të përmirësuar situatën gjuhësore të komuniteteve, Komisioni i Venecias konstaton se në disa zona ligji i ri mund të shkojë shumë larg duke imponuar atë që mund të dëshmojë se është detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publike, në veçanti në lidhje me përdorimin të shqipes në proceset gjyqësore, shoqëruar me sanksione të rënda në rast mosrespektimi dhe mundësinë e prishjes së vendimeve gjyqësore, nëse ka mungesë përkthimi dhe interpretimi gjatë procedurave”, thuhet më tej në njoftim.

“Sipas mendimit, kjo qasje mund të ngadalësojë ndjeshëm funksionimin e tërë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për një gjykim të drejtë, të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Komisioni vëren më tej se ligji i gjuhës nuk ka qartësi në kuptimin e të cilit dispozitat zbatohen vetëm për shqipen dhe të cilat edhe për gjuhët e tjera të komunitetit”, thuhet tutje në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

KËTU mund ta gjeni njoftimin e plotë.

Rrugëtimi i Shqipes Drejt Bërjes  Gjuhë Zyrtare në Tre Shtete

www.kallxo.com