Klinë, treni godet furgonin, 3 të lënduar dërgohen në Spitalin e Pejës

Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Videj të Klinës, ku treni e ka goditur një furgon.

Si pasojë, tre persona janë lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:10 treni i cili qarkullonte në relacionin Prishtinë- Pejë pikërisht në fshatin Videj, komuna e Klinës, e ka goditur një kombi me ç’rast lëndime kanë pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Sipas Gashit, vendit të ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësitë relevante policore.