Klinë - 14.03.2020

Klinë, arrestohet burri nën dyshimin se rrahu gruan

Një i dyshuar është arrestuar të shtunën në Klinë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas.

Sipas Policisë i dyshuari kishte përsëritur dhunën fizike ndaj gruas.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.