Wuhan, Kinë- Foto: CNN

Kinë, të gjithë pacientët me COVID-19 në Wuhan janë liruar nga spitali

Në qytetin kinez të Wuhanit, ku u shfaqën për herë të parë rastet me coronavirusin e ri, sipas autoriteteve, të gjithë personat që u prekën nga virusi, janë liruar nga spitali.

“Sipas informacioneve të fundit, numri i rasteve të reja me coronavirus në Wuhan është zero, falë përpjekjeve të stafit mjekësor në Wuhan”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng, gjatë një konference për media.

Qyteti i Wuhanit kishte raportuar për 46,452 raste me coronavirus, apo 56 për qind të rasteve në nivel vendi. Ky qytet, po ashtu ka raportuar për 3,869 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 2,8 milionë persona në mbarë botën janë infektuar me sëmundjen COVID-19 dhe mbi 200 mijë njerëz kanë vdekur./REL