
Ilustrim, Foto: Pixabay
Kinë, rrëzohet aeroplani me 132 persona në bord
Një aeroplan i “China Eastern Airlines” me 132 persona në bord është rrëzuar në provincën Guangxi, kanë konfirmuar zyrtarët e aviacionit kinez.
Në bord ishin 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, tha Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAA), raporton BBC.
Rrëzimi i avionit Boeing 737, në një rajon malor, çoi në një zjarr në pyll, raportojnë mediat shtetërore.
Fluturimi MU5735 ishte planifikuar të nisej nga Kunming në orën 13:15 me orën lokale (05:15 GMT) dhe ishte rrugës për në Guangzhou.
Faqet e gjurmimit të fluturimeve raportojnë se avioni ishte në ajër për pak më shumë se një orë.
Avioni u rrëzua pranë qytetit Wuzhou. Guangxi është provincë jugore fqinje me Guangzhou, një qytet i madh në jug-lindje.
Ekipet e shpëtimit janë vendosur në zonë, raportoi media shtetërore CCTV.
Sipas të dhënave të FlightRadar24, informacioni i fundit në lidhje me këtë fluturim u mor në orën 14:22 me kohën lokale, në një lartësi prej 982 metra mbi tokë.