Foto: Facebook/Naim Murseli

Këshilltari i Pacollit: AKR nuk do të kontribuojë asnjëherë në bllokadën e institucioneve

Naim Murseli, këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka deklaruar se ky subjekt nuk do të kontribuojë në një bllokadë të mundshme politike në vend.

Murseli përmes një postimi në Facebook tha se vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet.

“Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë. Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim”, tha ai më tej.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ të zgjedhjeve të 14 shkurtit, LVV kryeson me 47,88 %, PDK me 17,36% ndërsa LDK me 13,08%.