KEDS-i thotë se vërshimet kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik

Kompania KEDS përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve atmoserike dhe vërshimeve, është shkaktuar dëm në rrjetin energjetik.

Sipas këtij njoftimi, ekipet e KEDS-it janë të mobilizuara dhe kanë dalë në teren për të sanuar dëmet.

“Kushtet e rënduara atmosferike kanë bërë që shumë zona të vërshohen nga ujërat. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, përfshirë edhe rrjetin energjetik. Ekipet e KEDS tashmë janë mobilizuar, kanë dalur në terren dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë të sanohen dëmet”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Ditëve të fundit Kosova është përballur me reshje të shumta të shiut dhe të borës, që ka sjellur vështirësi te disa rajone në vend, sidomos rajoni i Dukagjinit, ku është përballur edhe me përmbytje.