Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katër të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se katër persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus në nivel vendi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se 307 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 221 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht mbi 6 mijë raste janë aktive me SARS-CoV-2.

Nga 13 marsi deri më tani në Kosovë janë shënuar mbi 62 raste pozitive ndërsa mbi 1 mijë të tjerë kanë vdekur si pasojë e infeksionit.