Kapet nga policia duke hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë

Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Vermicë të Prizrenit, nën dyshimet për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, e dyshuara është hasur nga njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë.

E dyshuara shtetase e Shqipëeisë,  kishte hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore dhe pas procedurave me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet Shqiptare në Pikën Kufitare në Morinë.