Kaosi në Tiranë, pamje nga përplasja e tifozëve

Situatë kaosi dhe rrëmuje mund të përshkruhet gjendja e mbrëmshme në Tiranë në prag të finales së Conference League, raporton Ora News.

Tifozët e Feyenoord dhe të Romës janë përleshur keqazi me policinë dhe kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë, duke shkatërruar edhe ambiente lokalesh.

Madje në një moment përplasesh mes tifozësh, ka ndërhyrë policia në zonën e 21 dhjetorit, ndërsa shihet edhe dikush që nxjerr armën. Dyshohet se ai është efektiv policie.

Për fat të mirë nuk ka pasur të shtëna që mund të vinin në rrezik jetën e personave, por nga pamjet duket se policia hedh edhe gaz lotsjellës.