Ilustrim

Kaçanik, aksidentohet motoçiklisti

Një motoçiklist është aksidentuar mbrëmë në Kaçanik.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.

Personi i aksidentuar pas lëndimeve të marra fillimisht është trajtuar në emergjencën e Ferizajt por pas natyrës së lëndimeve i njëjti është dërguar në QKUK.