Jordanezi merr me qira veturën, kalon ilegalisht në Serbi

Një rast jo i rrallë është shënuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Përpellac të Podujevës.

Sipas policisë, një shtetas i Jordanisë ka marrë një veturë me qira nga një pronar dhe e ka lënë veturën në një lokacion, dhe pas kësaj dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Serbisë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur 16:32 dhe vetura i është kthyer pronarit, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.