Izraeli i rinis operacionet ushtarake në Gaza pas përfundimit të armëpushimit

Ushtria izraelite e ka rinisur luftën kundër Hamasit në Gaza, njoftoi ushtria, duke thënë se Hamasi e ka shkelur armëpushimin dhe ka qëlluar në drejtim të territorit izraelit, ka shkruar Reuters.

Afati për zgjatjen e armëpushimit shtatëditor skadoi pak më parë, në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale të atjeshme, të premten.

Menjëherë pas njoftimit të ushtrisë izraelite, mediat palestineze raportuan se sulmet izraelite kishin ndodhur në Gazën veriore.

Një orë para përfundimit të armëpushimit, Izraeli tha se ka kapur një raketë të lëshuar nga Gaza.

Sirenat e mëtejshme paralajmëruese për raketa u dëgjuan përsëri në zonat izraelite pranë Gazës vetëm disa minuta para afatit, ka thënë ushtria izraelite.

Katari dhe Egjipti kanë bërë përpjekje intensive për ta zgjatur armëpushimin pas shkëmbimit të së enjtes të grupit të fundit të tetë pengjeve dhe 30 të burgosurve palestinezë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala