Iu gjet një kallashnikov, arrestohet një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Bishtazhin të Gjakovës pasi i është gjetur dhe sekuestruar një AK 47 me një karikator pa fishekë.

Rasti ka ndodhur më 16 dhjetor, rreth orës 18:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.