Ish kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në gusht 2015

Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ i ka reaguar deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes për Asosacionin e Komunave Serbe.

Mustafa tha se vendimi për themelimin e këtij Asosacioni është në Marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013, nga kryeministri në atë kohë, Hashim Thaçi.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje ka shkrura se ai e ka instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës Kushtetuese, si arbitër përfundimtar.

“Por, të thuhet se unë e kam bërë marreveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për te është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës”, ka shkruar Mustafa në fund.