Isa Mustafa përshëndet marrëveshjen, falënderon Trumpin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump për angazhimin e dhënë në procesin e arritjes së marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë sot në Uashington.

Ai e ka quajtur këtë marrëveshje si arritje të madhe në interesin e Kosovës, mirëpo deri më tani asnjë informacion zyrtar nuk është dhënë se çka përfshinë kjo marrëveshje.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.

Faleminderit, President Tramp!