Isa Mustafa

Isa Mustafa e quan "xhelate" Mimoza Kusarin, ndërsa "struca" ministrat dhe këshilltarët e qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas postimit të deputetes Mimoza Kusari-Lila, duke e quajtur xhelate, për kritikat ndaj Avdullah Hoti, pasi ai rezultoi pozitiv me COVID-19.

Mustafa përmes një postimi në Facebook  duke  thënë se “të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore”.

Kritikat Mustafa i ka zgjeruar edhe ndaj njerëzve të partisë së tij duke i akuzuar për heshtje ndaj deklaratave të Mimoza Kusarit.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë’ ka shkruar ai.

Sipas tij, është edukatë elementare njerëzore të respektohet i  sëmuri, të  ndihmohet, dhe  t’i japet kurajo ose të lihet në telashet e tij.

 

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.

Turp! IM