Instituti i Shëndetit Publik reagon për djegien e gomave në Gjilan e Drenas

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka reaguar pas raportimeve për djegie gomash.

Instituti ka reaguar ashpër duke thënë se djegiet e tilla dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Po ashtu Instituti ka bërë thirrje që të ruhet shëndeti dhe mjedisi kudo ku jetojnë qytetarët e Kosovës.

“Po me gomat ç’ patët sot Gjilani e Gllanasella e Drenasit?!! Kujdes me shëndetin tuaj dhe të qytetarëve! Shëndeti mbrohet nga çdo njeri duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit personal dhe të gjithë tjerëve! Veni gishtin në kokë dhe bëni një gjest të vogël në ruajtjen e shëndetit publik në këtë situatë të jashtëzakonshme të mbingarkesës së profesionistëve shëndetësor! Ju lutemi të na ndihmoni duke e ruajtur shëndetin tuaj dhe mjedisin tuaj!”, thuhet në reagim.