Instituti i Shëndetit Publik kërkon nga mediat që të mos e mbingarkojnë me kërkesa

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate ka kërkuar nga mediat që të kenë në konsideratë gjendjen e krijuar nga COVID-19 dhe të mos i ngarkojnë me kërkesa.

Ata më tej në komunikatë kanë drejtuar mediat në faqen e internetit dhe facebook-ut e IKSHPK-së që të marrin informacionet.

“Për shkak të mbingarkesës, të cilën e kemi kohët e fundit, në lidhje me situatën me koronavirus, ne si përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ju lutemi të keni konsideratë, të mos na mbingarkoni me pyetje, por të përcjellni komunikatat nga faqja e internetit dhe e facebook-ut e IKSHPK-së, sepse, e kemi të pamundur t’i përgjigjemi secilit që parashtron pyetje”, thuhet në komunikatë.

Sipas Institutit,  lidhur me informata tjera, mediat të drejtohen tek Zyra për Informim, e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar pesë raste me coronavirus në komunat e Malishevës, Klinës, Vitisë dhe Podujevës.

Qeveria ka shpallur gjendje emergjente lidhur me pandeminë.