Inspektorët e AUV-it gjobisin disa pika të ‘Deppo Market’, ndërsa në disa tjera iu lejua puna

Dje pasdite, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që të ndërpritet puna në të gjitha supermarketet, nga ora 20:00 e ditës së premte deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit.

Por, sot gjatë ditës, disa pika të “Deppo Market” janë gjobitur nga Inspektorët e Agjencinë të Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në një reagim të kompanisë “The North Unicorn”, pronare e pikave të “Deppo Market”, thuhet se në disa pika të marketeve, nëpër Kosovë janë gjobitur nga AUV e në disa të tjera është lejuar puna.

Gjoba, siç thuhet në reagimin e “Deppo Market”, gjobat janë shqiptuar në pesë qytete, Lipjan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Podujevë e në disa pika në Prishtinë.

Shuma e gjobave vetëm gjatë ditës së sotme për “Deppo Market” kap vlerën e afër 10 mijë eurove.

Sipas kësaj kompanie, gjobitja është e padrejtë pasi, “Deppo Market” hynë në kategorinë e marketeve të vogla, e jo të supermarketeve, ashtu siç është vendimi i ministrisë.

“Në komunën e Gjakovës dhe të Prizrenit janë vizitu nga Inspektoriati pikat dhe është lejuar puna. Në komunën e Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajit, Pejës dhe një pjesë të madhe të Prishtinës nuk kemi pasur probleme me inspektoriat ku jemi ende duke vazhduar punën”, thuhet në reagim.

Kompania ka thënë se inspektorët nuk kanë vepruar njësoj në të gjitha komunat.

“Ne si kompani shprehim shqetësim për mos koordinim të inspektoriatit, duke mos u bazuar në vendim të përgjithshem për gjithë vendin por duke vepruar në baza komunale”, thuhet në reagim.

Ndërsa, Agjencia e Ushqimit dhe Veterenarisë ka thënë se është vetëm duke i zbatuar vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa, ka thënë se për ndarjet, markete të vogëla e të mëdha, duhet të pyetet ministria e Armend Zemajt.

“Për vendimin e Ministrisë dhe ndarjet Market i vogël, Market i madh duhet ta pyesni Ministrinë e Shëndetesisë. AUV bën vetëm ekzekutimin e vendimeve, mbikqyrë zbatimin e tyre”, ka thënë skurt Lamir Thaçi, zëdhnës i këtij institucioni.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në MSh por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.