Inspektorati në Prizren fillon inspektime për taksitë ilegal

Inspektorati i Komunikacionit Rrugor në Prizren, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka filluar të bëjë inspektime për taksi ilegal.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, këto inspektime kanë filluar pas ankesave të bëra nga qytetarët.

“Ky inspektorat gjatë inspektimit në rrugën “Adem Jashari” ka hasur në auto-taksi që punojnë në mënyrë ilegale pa posedim të lejes së punës dhe ka dhënë urdhër për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së këtyre auto-taksive”, thuhet ë njoftimit e Komunës së Prizrenit.

Tutje, në njoftim është bërë e ditur se Inspektorati i Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me kontrollet për eliminimin e parregullsive në komunikacion dhe plotësimin e kushteve për kryerjen e rregullt të transportit në rrugët publike.