Inspeksioni rrënon një objekt të vjetër në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka rrënuar objektin e vjetër që gjendej në rrugën përballë Muzeut.

Kjo sipas komunës është bërë pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri.

“Pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri, Drejtoria e Inspekcionit me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetër që gjendej në rrugën përballë muzeut”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës në rrjetin social ‘Facebook’.

Më tej kanë njoftuar se janë në pritje të kontratës së re për rrënime, në mënyrë që të intervenohet edhe në raste tjera të ngjashme.