Ilustrim

IKShPK: Ta mundim coronavirusin me kujdes, e jo me frikë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që coronavirusin ta mundin me kujdes e jo me frikë.

“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen!”, thuhet në një njoftim të IKShPK-së.

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 2 raste me virusin COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar ka arritur në 24.

Instituti ka dhënë këto rekomandime për qytetarët:

PA SHTRËNGIM DUARSH!

PA PËRQAFIME!

QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!

LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!

AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!

KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!

TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!