I dyshuari në Istog arrestohet për gjuajtje me armë në aheng familjar

Një person në fshatin Lukafc i Begut në Istog është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të shtëpisë nuk është gjetur asgjë, por i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë pa fishekë.

Në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 41 gëzhoja, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.