Ilustrim

I dyshuari kapet në flagrancë duke vjedhur rezervuare të naftës me veturë të vjedhur

Një burrë është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte vjedhur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën ‘Kastriotët’ në Prizren.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës.