Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hykmete Bajrami dorëhiqet nga pozita e ministres së Financave

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Bajrami duke mohuar lajmet se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e LDK-së.

“Nuk e di për besë nga doli lajmi për dorëheqje nga LDK, unë, sot me kërkesë time te kryeministri jam liruar prej detyrës së pozitës së ministres së Financave, nuk kam dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë personale.