Hovenier: 15 vjet nga njohja për Kosovën, jemi krenar për mbështetjen tonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier gjatë ditës së sotme ka rikujtuar 18 shkurtin e vitit 2008 kur edhe ShBa-të kishin njohur zyrtarisht Kosovën.

Hovenier me anë të një postimi në Twitter ka thënë se janë krenar për mbështetjen e ShBA-ve ndaj Kosovës.

“Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.

Hovenier ka publikuar edhe disa fotografi të personaliteteve të rëndësishme të cilët ndihkuan në shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, Kosova shënoi 15 vjetorin e shtetësisë.