Foto: Jeffrey Hovenier, "X"

25-vjetori i çlirimit, Hovenier: Krenar për rolin e SHBA-së dhe aleatëve në ndërprerjen e tmerreve të Millosheviqit në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara në Kosovë për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare për rolin që kanë luajtur në çlirimin e Kosovës.

“Sot iu bashkova zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të dalluar për të shënuar 25-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO- në Kosovë, që i dha fund kampanjës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që e kanë luajtur, bashkë me aleatët, për t’i ndaluar tmerret dhe për të mbështetur gjithë popullin e Kosovës për ta realizuar të ardhmen e tyre si shtet sovran, i pavarur, multietnik, dhe demokratik”- ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

 

Kosova po shënon 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe.

Për nder të Ditës së Çlirimit, në Prishtinë është organizuar ceremonia parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.

Parakalimi i Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës – VIDEO