Hoti uron Biden për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar pas zgjedhjes President i ShBA-së, Joe Biden.

“Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mirëpres fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të përbashkëta”, thuhet në urimin e Hotit.

Gjatë ditës, për zgjedhjen e Biden President i ShBA-së, ka uruar edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Albin Kurti e quan historike fitoren e Joe Biden

www.kallxo.com