Kontrollat e policisë në Maqedoninë e Veriut Foto: RTV21

Hiqet ora policore, nuk ka kufizim të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut

Prej nesër nuk do të ketë orë policore në Maqedoninë e Veriut, ndërsa prej pasnesër nis faza e parë e hapjes së lokaleve, fillimisht ato që kanë teraca.

TV21 mëson se qytetarët do të kenë lëvizje të lirë pa kufizim që nga nesër.

Ky është vendimi i Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Ndërkaq për kafenetë dhe restorantet është sjell vendim që të hapen prej pasnesër, ato që kanë teraca.

Sa i takon temës së kufijve, ende nuk ka vendim nëse do të hapen më 1 qershor./TV21